Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, Raportin e Progresit për Shqipërinë.
Në këtë rast, Spiropali theksoi se ambicia për anëtarësim në BE deri në vitin 2030 është e realizueshme, duke ftuar të gjitha palët të bashkëpunojnë në procesin e integrimit.
“Kuvendi, të gjithë deputetët, do ta lexojmë Raportin me vëmendje e përgjegjësi. Kuvendi është i vendosur të udhëheqë me sukses procesin e suksesshëm të anëtarësimit në familjen europiane, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që e bëjnë këtë proces gjithëpërfshirës.
Opozita është e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit, sepse çdo perspektivë për Shqipërinë europiane vlen, duke respektuar përgjegjësitë dhe etikën demokratike e parlamentare”, u shpreh kryeparlamentarja Elisa Spiropali.