Vrau babain, Apeli lë në burg Esmerald Ballën

Gjykata e Apeli ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Esmerald Ballën pasi ai ka vrarë babain e tij Enver Balla.

30-vjeçari ka treguar se babai i tij ishte larguar me një grua tjetër dhe kishte marrë me vete 75 mijë euro. Këto para ishte molla e sherrit mes tyre.

Trupi i pajetë i babait të 30-vjeçarit u gjet me 4 shtator në pusin që ndodhej 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

30-vjeçari pasi ka hedhur trupin e pajetë të babait në pus, ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai. Ai ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën.
Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdorur për të kryer vrasjen ishte e të atit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *