Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Opoinion është pyetur nëse do të shkojë në SPAK nëse e thërrasin.
Rama ka shprehur se do të shkojë, pasi e vajtuar në SPAK nuk është fajësim.
“A do shkoj nëse më thërret SPAK? Po pse të mos shkoj. Vajtja në SPAK nuk është fajësim. Hetim për McGonigal? Po shyqyr se kjo më bën për të qeshur”, tha Rama.
“Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigal sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica.”, u shpreh Rama.