VIDEO/ Gruaja e Granit Xhakës publikon momentin kur futbollisti takon të bijën pas 6 javësh

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka është kthyer në shtëpinë e tij pas një periudhe të gjatë angazhimi në Euro 2020.

Zvicra u dërgua në shtëpi pas humbjes ndaj Spanjës në 1/8, ndërsa në përgjithësi futbollistët shqiptarë që luajnë për përfaqësuesen e Zvicrës, patën një performancë të mirë.

Tani pas kthimit të tij te familja, Xhaka është takuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël, pas gjashtë javësh qëndrimi larg për shkak të Euro 2020.

Ka qenë gruaja e futbollistit, bukuroshja Leonita Lekaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq momentin emocionues të bashkimit babë e bijë pas shumë kohësh.

‘Ribashkuar pas gjashtë javëve”’, ka shkruar Leonita në Instagram, ku Graniti mirëpritet me një përqafim të ngrohtë nga vajza e tij, Ayana.

 

Çifti Xhaka, muaj më parë janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze të quajtur Laneya.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *