Anija me mbetje në Durrës, Prokuroria: Do vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e policisë

Prokuroria ka vendosur që deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu Prokuroria i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.

Për shkak të interesit të lartë publik që mbart kjo çështje, Prokuroria do të vijojë të mbajë të informuar opinionin publik në lidhje me hapat e mëtejshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *