Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg, Gjermani, ku 33-vjeçari Dritan Lalaj, me origjinë nga Frakulla e Fierit, është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas burimeve, trupi i tij u zbulua më 1 nëntor, dhe dyshimet paraprake flasin për një vetëvrasje, pas disa përpjekjeve të mëparshme për të kryer një akt të tillë.
Familjarët kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt të tij dy javë më parë, ku shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta. Komuniteti shqiptar është mobilizuar për të mbledhur fonde, në mënyrë që të mundësojë dërgimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.
Trupi i Dritan Lalajt pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa babai i tij, Gori Lalaj, përballet me probleme shëndetësore dhe pa të ardhura, duke mbetur i vetëm pas humbjes së nënës së tij pesë vjet më parë.