Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjet sociale ka postuar pamje nga Ura e Madhe e Veriut.
Rama shprehet se kjo urë është një shembëlltyrë e ambicies për Kukësin dhe për gjithë Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Urën e Madhe të Veriut, një shembëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.