Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar ndaj raportimeve se ai ka dhënë dorëheqje dhe është marrë nën hetim nga SPAK-u. Ai shprehet i habitur se disa portale kanë shpërndarë lajmin për dorëheqjen e tij, duke e quajtur atë “sekret deri nesër”.
Në një deklaratë të mëtejshme, Beci theksoi: Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK
Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palet