Eldi Xhelilaj/ Si e ngriti perandorinë financiare me paratë e vjedhura të forex në mes të Tiranës, pastrim miliona euro dhe kompani të mëdha në lojë, familjarët pjesë e skemës

{"source_type":"hypic","data":{"infoStickerId":"","pictureId":"C5835331-8C3E-43B6-B76C-D55498D962FF","enter_from":"enter_launch","product":"retouch","filterId":"","stickerId":"","playId":"","activityName":"","imageEffectId":"","os":"ios","appversion":"5.0.0"},"tiktok_developers_3p_anchor_params":"{"template_id":"","filter_id":[],"client_key":"awgvo7gzpeas2ho6"}"}

Në dukje është një djalosh i zakonshëm që merret me bisnes. Në të vërtetë, Eldi Xhelilaj nga Vlora është një ndër drejtuesit e skemave të vjedhjes me forex në Tiranë si dhe në pastrimin e miliona eurove që vinë nga ky aktivitet.

Italianët, grekët, spanjollët, gjermanët dhe kanadezët janë ‘’gjahu’’ i preferuar që kanë sjellë miliona euro për Eldi Xhelilajn.
Pasi shifrat e vjedhura nëpërmjet telefonit “dolën” nga kontrolli Eldi Xhelilaj nisi operacionin e investimit dhe pastrimit të tyre.
Kështu më datë 01.04.2016 Eldi Xhelilaj themelon kompaninë e parë “Elite International Communication” me objekt veprimtarie nga kryerja e sondazheve, tek call centerat, statistikat e deri tek materialet hidraulike.

Pak muaj më pas më datë 09.01.2017 Eldi Xhelilaj hap kompaninë e rradhës “Elite International” pak e shumë me të njëjtin objekt veprimtarie si kompania e parë. Edhe kjo një kompani pa bilance, pa deklarime, por megjithatë një kompani që nëpërmjet bankave ka qarkulluar qindra milionë lek dhe qindra mijëra euro detajet e të cilave do I japim në vijim.
Por skema e ngritur nga Eldi Xhelilaj do të përfshinte dhe familjarët e tij. Babai dhe i vëllai janë pjesë të mega skemës së pastrimit të miliona eurove me vjedhjet në skemat forex.

Në vitin 2020 vëllai i Eldi Xhelilajt themelon kompaninë KASH shpk ku administrator është babai i tyre. Nëpërmjet kësaj kompanie operojnë disa bisnese të rëndësishme detajet e të cilave do I sjellim në vijim.
Detaje do vinë gjithashtu edhe për kompaninë “Infosecurity shpk” e cila e ble në vitin 2022 për shifrën 100.000 lek dhe më pas u shit një vit më pas po për të njëjtën shifër tek shtetasi Klodi Berberi.
– Cilat janë bisneset ‘’BIG” të përfshira në skemën e pastrimit të parave të Eldi Xhelilajt?
– Ku I ka investuar miliona euro të vjedhura nëpërmjet skemave forex?
– Kush I jep garanci për zhvillimin e aktivitetit?
Ndërkohë që miliona euro vidhen dhe po kaq miliona pastrohen në mes të vendit, segmente të caktuara në policinë e shtetit dhe në prokurori, janë mburoja e këtyre aktiviteteve.
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *