Gjykata rikthen në Kuvend, deputetët e përjashtuar të PD

Gjykata administrative ka vendosur që të kthejë në Kuvend deputetët e Partisë Demokratike të cilët ishin përjashtuar.

Deputetët e përjashtuar janë: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në reagimin e Grupit të PD-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *