Një 48-vjeçar Alban Muço u arrestua pasi hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para.
Ai akuzohet për “Mashtrimit” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.
Alban Muço u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në qytetin e Beratit duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.