A keni frikë për 21 Janarin? Basha: Duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot në mënyrë indirekte se frikë për dosjen e 21 Janarit që është hapur nga SPAK-u, duhet të ketë Sali Berisha. Gazetarët e pyetën nëse vetë ai ishte thirrur nga SPAK-u dhe nëse kishte frikë.

“Frikë kanë dhe duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin. Në gjithë, 20 vitet e angazhimit tim në politikë për mua ligji dhe zbatimi i ligjit kanë qenë dhe janë prioritet kryesor. Ky është edhe konflikti kryesor që kam me gardën e vjetër, trekëndëshin e Bermundës dhe pasuesit e tyre që e mendojnë veten sipër ligjit” tha ai.

Arrestimi i Ilir Metës? “Mbështetja ime për SPAK-un nuk ndryshon në varësi të përkatësive politike të atyre që hetohen, merren të pandehur dhe çohen të pandehur. Forma e arrestimit ishte akt i shëmtuar që u bë për të bërë pis SPAK-un. Arrestimet i bën policia që ndodhet nën diktat politik” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *