Proda takohet me prokuroren belge

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar një takim me prokuroren e Belgjikës Ann Fransen.

Takimi u zhvillua për të dërguar më tej bashkëpunimin mes policisë së shtetit dhe strukturave hetimore në Mbretërinë e Bashkuar. U diskutua edhe për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe gjurmimin e sekuestrimin e aseteve të krimit.

Gjithashtu në takim u dakortësua se do të shkëmbehen informacionet dhe eksperiencat, do të kryejnë hetime dhe do të aplikojnë metodat më të mira operacionale dhe policore me qëllim goditjen e krimit të organizuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *