Një magazinë në hyrje të Shkodrës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë në lagjen “Daniel Matlia”.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të shuar zjarrit.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.