Scholz: Në Janar kërkoj votëbesimin nga Bundestagu, zgjedhje në Mars

Gjermania ndodhet në krizë politike pasi është prishur koalicioni i qeverisë. Përfaqësuesit e tre partive që përbëjnë qeverinë e qendrës së majtë të Gjermanisë Social Demokratët, liberalët dhe të gjelbrit zhvilluan një takim që zgjati vetëm dy orë. Ministri i Financave Christian Lindner propozoi zgjedhje të parakohshme, por kancelari Olaf Scholz refuzoi dhe shkarkoi Lindner nga detyra.

“Shumë herë Ministri i Financave Lindner bllokoi ligjet pa arsye. Shumë herë ka vepruar për t’i shërbyer klientelës dhe partisë së tij. Ai e ka humbur besimin tim. Edhe nga  marrëveshja për buxhetin ai u tërhoq pasi ne kishim arritur dakordësi. Nuk ka asnjë bazë besimi për bashkëpunim të mëtejshëm” tha ai.

Scholz tha se do të kërkojë një mocion votëbesimi në janar që do të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme.

“Që në javën e parë të seancës parlamentare në vitin e ri, do të bëj thirrje për votëbesim në mënyrë që Bundestagu të mund ta votojë më 15 janar. Në këtë mënyrë, parlamentarët mund të vendosin nëse duan të kenë zgjedhje të parakohshme. Këto zgjedhje mund të mbahen deri në fund të marsit duke respektuar kushtetutën”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *