Manja: Paraburgim i ri në Kukës, do të futen të burgosurit nga Kosova

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut se me investimin që do të bëhet në burgun e Kukësit, aty do të vendosen për të vuajtur dënimin shqiptarët e Kosovës për të qenë pranë familjeve të tyre.

“Shqipëria është tashmë një vend i hapur. Me Kosovën nuk kemi më asgjë të ndarë. Në institucionet tona të paraburgimit dhe dënimit ka një numër të konsiderueshëm shtetas të Kosovës.

Shtetasit e Kosovës me ndërtimin e paraburgimit të Kukësit do të vuajnë dënimin pranë shtëpive të tyre. Momentalisht janë të shpërndarë në të gjithë IVP në vend, por tani do t’u mundësohet vuajtja e dënimit pranë familjeve”, tha ai.

Më tej, Manja tha se do të investohet në financimin për një sistem anti-dron. “Investimi i dytë madhor është sistemi anti-dron. Ministria e Financave e quajti një kërkesë të domosdoshme dhe financimin e këtij sistemi, për burgjet e sigurisë së lartë.

E kemi konsideruar një ndërhyrje të domosdoshme këtë sistem. Sepse edhe dinamikat e ngjarjeve ndryshojnë çdo ditë. Situata që drejtori i përgjithshëm i burgjeve i ka sqaruar”, tha Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *