Dosja / Monika Kryemadhi: Varja Berishës, por më shih ndonjë universitet për Borën dhe si të fus paratë në bursa se unë deklaroj edhe pasurinë…

Nuk kanë të sosur detajet në dosjen e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët kanë përdorur në mënyrë agresive dhe të paskrupullt pushtetin për t’u pasuruar.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, të merrnin në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike.

Më pas paratë e përfituar përfundonin në forma të ndryshme në xhepat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Nga zbërthimi i komunikimeve, Adrian Shatku i shpreh shqetësimin Monika Kryemadhit për akuzat e mundshme të Sali Berishës për aferat e tyre.

Monika Kryemadhi i përgjigjet ‘varja Berishës’, por të fokusohet tek finalizimi i aferave, të shikojë për ndonjë univesitet të mirë, ku mund të studiojë vajza e saj Bora si dhe të shikojë mundësinë e investimit të parave në bursa.

Nga komunikimet, duket se Monika Kryemadhi nuk ishte e shqetësuar nga akuzat e Sali Berishës për korrupsionin e saj dhe të Metës, por ishte e fokusuar te përfitimet duke shfrytëzuar pushtetin. Monika Kryemadhi angazhon Adrian Shatkun t’i gjejë ndonjë mundësi për të hedhur dhe shtuar paratë e korrupsionit në bursa.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

Nisur sa mësipër, organi i akuzës i ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës informacion mbi kartat e kreditit American Expres, llogaritë bankare me të cilat janë lidhur këto karta, a janë lëshuar karta krediti në emër të Monika Kryemadhit dhe shpenzimet e kryera nga karta për periudhën e vlefshmërisë.

Në datën 7 Maj 2014, Monika Kryemadhi i ka përcjellë Adrian Shatkut, email-in e plotë që i është dërguar nga adresa [email protected], në datën 6 Maj 2014, me subjekt “Ftese pjesemarrje ne aktivitetin “Gruaja ne Shkence, Inovacion dhe Teknologji ne epoken digjitale”. Adriani i ka shkruajtur Monikës, në anglisht “Cool, you need a small talking points or presentation?” dhe Monika i është përgjigjur “Po që të jetë interesante se do dali në media dhe në gazeta. Edhe ndonjë prezantim të vogël mirë do ishte”.

Në datën 16 Maj 2014, Adrian Shatku komunikon me mesazh me Monika Kryemadhin ku i shkruan se javën tjetër do të shkojë në Shqipëri për të mbyllur çështjet e hapura. Monika bie dakord dhe e porosit që të interesohet për universitetin e vajzës Bora. Biseda është si vijon:

Adi Amerikvajti ok? Nga java tjetër është mirë të jem andej? Të mundohemi të mbyllim efarë Eshtë hapur? Berisha përdor ofensivën si deferencë. Mos i shkoni në agjendën e tij 🙂 e di mire ti:)

Unknown-Po shumë mirë hajde

Unknown-Per Berishën varja. Mendo edhe ca universitete për Borën.

Adi Amerik-Ok see you next week…me Borën flasim atje.. Do ishte mirë të vije ketej per ca ditë.
Unknown-Po patjetër por kur të vish që ti fiksojmë të gjitha dhe me pyet pak edhe fee dhe si mund të sigurojmë bursë se ne bëjmë edhe deklarim.

Adi Amerik- Dakort. Is all possible. Flasim atje.

Unknown-Ok mirëardhsh

Në datën 27 Maj 2014, Adrian Shatku e njofton Monika Kryemadhin se është vërdallë dhe e lënë të takohen në orën 16:30 në hotel Rogner. Monika Kryemadhi i dërgon foton e një dokumenti me titull “Pyetje thelbësore të Albtelecom sha,” dokument që Monika ia ka dërguar në datën 22 Maj edhe kryetarit të AKEP, Piro Xhixho. Lidhur me këtë dokument, Piro Xhixho i ka dërguar një email të gjatë Monika Kryemadhit ku e sqaron lidhur me letrën e dërguar për Albtelekomin. Në këtë informacion të përmbledhur, Piro Xhixho i spjegon Monikës se në 1 Prill 2014, AKEP kishte ndërhyrë duke i dhënë asimetri (tarifash) për kompanitë Eagle dhe Plus, për trafikun me shumicë dhe për këtë gjë, kompania AMC kishte deklaruar se do të bënte ankim në gjykatën Administrative dhe sipas tij kjo e komplikonte situatën. Nga sa më sipër del qartë që Adrian Shatku ka patur një interes lidhur me dokumentin në fjalë por gjithashtu dokumentohet edhe fakti që AKEP ka kryer favorizim të kompanive Eagle dhe Plus Communications, ku aksioner i kësaj të fundit është edhe shtetasi S.M.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *