Ditën e sotme u zhvillua Komisioni Hetimor i Shëndetësisë për dëshminë e ish ministrit Ilir Beqaj.
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste nuk arritën një konsensus dhe me kërkesë të nënkryetarit Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:30.
“Këtu e mbyllim, me propozim të nënkryetarit e mbyllim sot për të vijuar nesër në 10:30 me të njëjtin rend dite”, tha Albana Vokshi.
Partia Socialiste donte që të dëshmia e Beqajt të prezantohej me power point me foto, video, por kjo u kundërshtua nga kryetarja Albana Vokshi, e cila akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.