Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi e sheh të lidhur fatin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump me atë të kreut të PD-së Berisha.
Në një deklaratë në News24, ai tha se ka besimin se non grata e Berishës do hiqet nga administrate e re në SHBA.
“Fatet e Trump dhe Berishës janë thuajse të ngjashme. Ata luftojnë në një betejë të padrejtë me një gjyqësor të kontrolluar dhe pa asnjë provë për akuzat ndaj tyre” – tha Boçi, duke theksuar se PD-ja ka të drejtën e plotë të besojë se non-grata ndaj Berishës do të tërhiqet në të ardhmen.