Ermali i kthehet Julit pasi ofendoi aktorët e kinostudios: Betohem që nuk e kam bërë unë atë mesazh

Aktori Jul Deda publikoi disa ditë më parë një video në rrjetet sociale, ku indirekt ia drejtonte dikur kolegut të tij, Ermal Mamaqi. Në video, Deda u shfaq mjaft i revoltuar teksa kritikonte trajnimet e Ermalit.

Një reagim ka ardhur edhe nga Ermali, teksa ka shpërndarë si fillim videon e Julit.

“E bëj këtë video për ty, Jul, sepse të vlerësoj shumë. Më vjen mirë që je rritur në karrierë dhe që ke marrë këtë pozicion në TCH; e bën shumë mirë, më pëlqen. Të vlerësoj, sepse dikur kemi qenë shokë të ngushtë dhe ti e di që kemi shumë vite që ose nuk flasim ose flasim shumë pak. Jam mërzitur me ty, dhe ti e di arsyen. Sepse ti vazhdon të postosh video ku flet në përgjithësi për mentorët, me fjalë fyese. Por që duket se mi drejton mua. Nuk jam i vetmi që mendon kështu.

Ndërsa ti, me të drejtë, je mërzitur me mua sepse në Big Brother VIP erdhi një mesazh që fliste kundër teje dhe mbështeste Heidin, dhe për më tepër kishte emrin tim. Nuk e kisha idenë fare për këtë. Isha në New York. Bëra një video sqaruese më pas dhe betohem që nuk e kam bërë unë atë mesazh. Ty ta kanë thënë këtë kur dole, por ti nuk doje ta besoje. Mund ta vërtetoja edhe unë nëse doje, por jo, ti besoje që unë e kisha çuar mesazhin”, thotë Ermali.

Më pas ai i bën edhe një propozim aktorit Deda: Krijimi i një projekti në bashkëpunim me Gent Zenelin.

“Po pres përgjigjen tënde“, përfundon Ermali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *