“Nuk presim këshilla”! Mattarella replika me Musk për emigrantët në Shqipëri

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i është përgjigjur Elon Musk që një ditë më parë ndërhyri në paktin Shqipëri-Itali për emigrantët, duke kritikuar gjyqtarët që shprehen kundër qeverisë Meloni për dërgimin e refugjatëve në Gjadër. Mattarella shprehet se Italia është një shtet që di të kujdeset për veten, sipas mediave italiane.

“Italia është një vend i madh demokratik. Dua të ritheksoj fjalët që kam përdorur në një tjetër aktivitet në vitin 2022, se Italia di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj. Çdokush duhet të respektojë sovranitetin dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për të dhënë këshilla”.

Por miliarderi Musk ka reaguar sërish në rrjete sociale, duke shkruar: “Kjo është e papranueshme. A jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendime?”.

Gjykata e Romës urdhëroi kthimin në Itali të 7 emigrantëve nga vendet e treta që ishin vendosur në kampin e Gjadrit në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *