Reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në qarkun e Shkodrës. Deri tani reshje dëbore kanë rënë në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, ku makinat mund të lëvizin pa problem.
Ndërsa në aksin Bogë-Theth ka reshje të shumta të dëborës dhe kërkohet që makinat të qarkullojnë me goma dimërore.
Gjithashtu në bashkinë e Dejës ka mungesë të energjisë elektrike.