Policia e Gjirokastrës ka arrestuar katër persona pasi akuzohej për shitje të lëndëve narkotike.
Në aksin rrugor “Bënçë-Tepelenë”, u arrestuan babë e bir, 54-vjeçari Ilir Dura, dhe 19-vjeçari Franci Dura pasi në makinën e tyre u gjetën 3 thasë me rreth 230 kilogram kanabis sativa.
Gjithashtu u arrestua edhe Mehmet Mino, 27 vjeç, i cili lëvizte me makinë tip “BMW” dhe monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.
Ndërsa Reshat Bakia, 27 vjeç lëvizte pas makinës me lëndë narkotike dhe u arrestau pasi mbante armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak me qëllim shitjen.
Ndëkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.