Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar në fshatin papër me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë. 34-vjeçari Erion Etemaj banues në Elbasan akuphet nga autoritete kosovare për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjykata e Pejës i ka caktuar 34-vjeçarit masëne sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit.