LIVE/ Berisha: Rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron përmirësimin e gjendjes së qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat ka renditur disa nga arsyet që rritja ekonimike nuk pasqyron përmirësimin e e gjendjes ekonomike të qytetarëve.

“Është tejet e hidhur se dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit në 11 vite, i të ardhurave në buxhet në 11 vite nuk ka gjetur asnjë pasqyrim në ekonominë dhe buxhetin familjar të rreth gjysmës së shqiptarëve.

Përkundrazi, në prani të kësaj rritje, e cila theksoj dhe njëherë, shënon rreth dyfishimin e prodhimit të brendshëm dhe të buxhetit në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre.

Ajo çfarë iu është dhënë pensionistëve si indeksim, e vërteta ka indeksuar as 50 përqind të asaj që duhej të indeksonte.

Ndaj dhe sot, me pensionin aktual, çdo pensionist pas këtij indeksimi, blen 30-40 përqind më pak ushqime se sa blintenë vitin 2013 apo 2014.

Kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.

Rrogat minimale dhe mesatare mbeten më të ulëtat në rajon, ndërkohë që në vitin 2013 këto ishin rrogat më të larta në rajon.

Ato që kanë pësuar rritje stratosferike dhe janë më të lartat në rajon, janë rrogat më të larta.

Pra, rritja ekonomike nuk ka një pasqyrim.

Rritja ekonomike nuk ka asnjë pasqyrim në jetën e 66 mijë familjeve në ndihmë ekonomike.

Ajo mbetet krejtësisht e huaj, pothuaj inekzistente për 40 përqind të popullatës në fshat, e cila merr si subvencion në buxhetin më të madh në histori prej 8.2 miliardë eurosh, gjithsej 40 milionë euro.

Rritja ekonomike nuk është pasqyruar në detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve të vet, ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi komunist.”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *