Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca u paraqit në SPAK. Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes pabarazisë në tenderë.

Ai akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *