Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq, ku 7 persona janë plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pendavinj, ndërsa përfshinë një furgon mallrash dhe një makinë tjetër. Të plagosurit përfshijnë shoferin dhe 3 pasagjerë të furgonit, si dhe 3 pasagjerë të tjerë të makinës.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.