Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet e Republikës Domenikane. Shqiptari u arrestua në aeroportin Las Americas të Santo Domingos, në tentativë për të udhëtuar drejt Madridit në Spanjë.
Përmes aparateve me rreze X në valixhene parë u gjetën disa veshje dhe një çantë shpine në të cilën kishte 19 pako. Ndërsa në valixhen e dytë u gjetën një pantë shpine me 21 pako, pra gjithsej 40 pako të mbështjella me qese palstike dhe letër aluminni, ku brenda kishte lëndë narkotike kokainë.
29-vjeçari shqiptar në çantën e tij gri kishte 36 100.00 pesos domenikane dhe një telefon celular Iphone mes provave të tjera.
Ndërkohë minisitria publike dhe DNCD ka nisur një hetim nëse ka të tjerë të përfshirë në dërgesën e kokainës në Evropë.