Vritet 14-vjeçari në derën e shkollës në Tiranë

Një 14-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht sot në Tiranë. Nxënësit e shkollës “Fan Noli” në Tiranë kanë përjetuar momente tmerri mesditën e sotme kur kanë parë shokun e tyre të klasës së nëntë, të shtrirë në tokë para shkollës me barkun e çarë me thikë.

I mituri u qëllua dhe mbeti i plagosur pas një sherri me një nxënës tjetër të klasës së tetë pak metra para hyrjes së shkollës, kur sapo kishin dalë nga mësimi.

Adoleshenti u dërgua në spital por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ndërroi jetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *