Në datën 1 qershor 2021 një kompani e re u regjistrua në regjistrin tregtar shqiptar. Kompania “Finantex” me nipt M11803035A ka si aktivitet të deklaruar: “Shërbime marketing, programimi, menaxhim rrjetesh kompjuterike, ndërtim web developer, web design, brënda dhe jashtë vendit, si dhe çdo gjë tjetër që nuk bie në kundërshtim me ligjin”. Administrator dhe ortak i vetëm i shoqerisë është shtetasi Klaus Shaqiri.
Klaus Shaqiri është një personazh i “heshtur” por i rëndësishëm për rrethin e personave me të cilët bashkpunon. I zgjedhur tre vite më parë si antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i propozuar nga Belind Këlliçi si lidhje e fortë shoqerorë e këtij të fundit, Klaus Shaqiri mban pozicionin e inspektorit në inspektoriatin Shëndetësor Tiranë. Por lidhja e Klaus Shaqirit dhe Belind Këllicit nuk fillon dhe mbaron as tek shoqeria dhe as tek mbledhja e votave për Partinë Demokratike nëpër Tiranë. Lidhja e tyre, është pikërisht kompania “FINANTEX” për të cilën folëm më lart.
Në vijim detajet se si Klaus Shaqiri është një “prestanome” i personazheve politik.
Por Klaus Shaqiri u përshtat me sistemin. Përveçse kopertura e miqve të tij, ai zgjodhi të punojë edhe për veten e tij. Kështu, nëpërmjet niptit të kompanisë “FINANTEX” e cila u hap për të qarkulluar dhe pastruar para me burim të dyshimtë, ai zhvilloi edhe veprimtarinë e vjedhjes online nëpërmjet skemave forex.
Qindra mijëra euro të investuara nga Klaus dhe Rei Shaqiri në funksion të skemës së tyre kriminale.
Para pak muajsh, vëllezërit Shaqiri, njëri zyrtar dhe tjetri “usta” forex, u përfshinë në një përplasje me një tjetër grup në kryeqytet për shkak të listave të numrave të viktimave të ardhshme. Investimi prej 16.000 eurosh i vëllezërve Shaqiri për të blerë 20 numra “të sigurt” viktimash, doli një mashtrim dhe ata i kërkuan dhunshëm llogari palës tjetër.
Por me gjithë këto incidente, sërish Klaus dhe Rei Shaqiri vijojnë aktivitetin duke rekrutuar të rinj të cilët dinë gjermanisht.
-Vijon-