Ditën e djeshme u vra më thikë Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë gjatë një sherri mes shokësh.
Policia ka arrestuar një të mitur 14-vjeçar për veprën penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë sherrit për motive të dobëta janë dëmtuar tre të mitur. Martin Cani për shkka të plagëve të marra ka humbur jetën në spital dhe shoku tjetër dhe autori janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet i kalaun prokurorisë për veprime të mëtejshme.