Deputetja Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar në Kuvend një minutë heshtje për ngjarjen e rëndë që ndodhi pranë shkollës Fan Noli, ku 14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatarët e tij.
“Doja ti kërkoja këtij kuvendi një minutë heshtje, por do desha të caktonim një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë sepse fajin e ka kjo qeveri.Më vjen keq që duhet të kthejmë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë. Thika biçaku, droga, kjo është paketa e sigurisë në shkolla?! Si mund ta kalojmë me normalitet?!, tha Zhupa.
Ajo bëri përgjegjëse qevrinë për këtë ngjarje të rëndë dhe u shpreh se ishte e paralajmëruar.
“Ishte më e rëndë se ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, ishin njoftuar mësues, oficer sigurie, kishte që të premten që ndodhte. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa. Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Mansatrilu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.