Vrasja e 14-vjeçarit, deputeti socialist: Betejë që fitohet nga një shoqëri e bashkuar

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj në fjalën e tij në Kuvend u ndal te ngjarja e rëndë që ndodhi dje pranë shkollës Fan Noli. Metaj kritikoi opozitën që fajëson qeverinë për çdo ngjarje tragjike që ndodh në Shqipëri.

Ai u shpreh se nuk ka qeveri që mund ti japë një polic çdo fëmije në çepat e shkollës. Deputeti theksoi se kjo betejë nuk fitohte nga një qeveri e vetme por vetëm nga një shoqëri e bashkuar.

“Ju kolegë të opozitës, para se të drejtoni gishtin nga qeveria, sikurse e keni zakon të bëni sa herë një ngjarje tragjike ndodh në këtë vend, do të bënit mirë, të ngrinit pyetjen: “Çfarë po bëjmë ne si prindër dhe edukatorë për të parandaluar akte të tilla dhune nga fëmijët tanë? Çfarë po bëjmë ne si politikanë, për të mos frymëzuar të ligën? Për të mos motivuar dhunë?

Ka ardhur koha që çdo familje shqiptare të dalë para psqyrës e t’i bëjë pyetje vetes :” Cfarë po bëjmë ne, për të rritur fëmijë të përgjegjshëm për vlerat e jetës?

Le të jemi të qartë: nuk ka asnjë mësues që mund të zgjidhë gjithë problemet e fëmijës.

Nuk ka asnjë qeveri që mund t’i japë nga një polic, çdo fëmije, në çdo cep të shkollës!

Jemi ne prindërit, mësuesit dhe edukatorët që duhet t’i japim fëmijëve piketat për parimet dhe vlerat e jetës!

Kjo nuk është një betejë që mund ta fitojë një parti e vetme! As një qeveri e vetme!

Kjo është betejë, që e fiton vetëm një shoqëri e bashkuar!”, tha deputeti socialist Metaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *