Del ekspertiza e mjetit “G-Class” të viktimës Klaudio Prendit

Ekspertiza paraprake e mjetit “G-Class” me targë AA404ZJ, që ishte në përdorim të Klaudio Prendit, viktimës së atentatit të ndodhur në mesnatë, ka përfunduar. Gjatë inspektimit të automjetit nuk janë gjetur sende të paligjshme.

Në makinën ngjyrë gri janë konstatuar pesë gjurmë plumbash, ku pjesa më e madhe e goditjeve janë regjistruar në xhamin e parë të automjetit. Përveç gjurmëve të plumbave, brenda mjetit janë gjetur edhe gjurmë gjaku, të cilat i përkasin Klaudio Prendit, 28 vjeçarit që humbi jetën në atentat.

Në mungesë të sendeve të paligjshme, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që viktima të mos ka qenë duke u mbrojtur nga një sulm i mundshëm. Burimet e policisë kanë zbuluar gjithashtu se Klaudio Prendi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të dyshimta për një periudhë kohore, informacion që po shqyrtohet për të nxjerrë në dritë më shumë rreth motivit të vrasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *