Rrezik për sulm ajror, mbyllet ambasada e SHBa-së në Kiev

Ambasada e Shteteeve të Bashkuara në Kiev ka marrë informata për mundësinë e një sulmi ajror dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti amerikan i Shetetit për Çështjet Konsullore.

Ambasada i këshillon amerikanët që të jenë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rst të ndonjë sulmi ajror. Kjo nuk është hera e parë që ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *