Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi që mbeti i vdekur. Ish-gjykatësi Prendi është shprehur se nuk ka asnjë dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja.
Ai është shprehur para policisë se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.
Policia nga indiciet e para dyshon se 28-vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi.