Një 26-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Spanjë. Sipas mediave, dyshohet se Klajdi Mancaku është hedhur nga kati i 10-të i një pallati dhe ende nuk dihet arsyeja.
Mancaku një vit më parë në Shqipëri ishte përfshirë në një konflikt që nisi gjetë një debati në rrjetin social TikTok. Gjatë konfliktit ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga policia e shtetit. Mancaku u përball me Mario Vrionin pas një debati telefonik, por situata u përshkallëzua me dhunë.
26-vjeçari njihet si miku i ngushtë i reperit Cllevio Serbiano.