Vrau Martinin me thikë, 14-vjeçari: U zumë se po më shikonte

14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një sherr mes moshatarësh në afërsi të shkollës Fan Noli. Martini humbi jetën në spital, ndërsa shoku i tij i plagosur dhe autori jnaë në gjendje stabël. Ata janë zënë brenda ambienteve të shkollës të premten dhe ka ndërhyrë oficerja e sigurisë.

Autori 14-vjeçar Mario Prelleshaj ka dëshmuar se sherri ka nisur që ditën e premte pasi Martini po e shikonte dhe e kishin lënë që të sqaroheshin të hënën.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë Mario.

14-vjeçari nuk ka pranuar nëse është penduar, si dhe nuk ka treguar se ku e ka fshehur thikë në afërsi të shkollës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *