Ditën e sotme u paraqit në SPAK, ish deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tahiri tha se ka dhënë deklarime si person në dijeni për hetimin pasuror të dikujt nga drejtësia e re.
“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëjë me mua por me hetimin pasuror të dikujt nga drejtësia e re. Bëhet fjalë për periudhën para 2005”, ka thënë Dashamir Tahiri.
Ai është pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re është prokuror apo gjyqtar, por nuk ka pranuar që të japë shpjegime.