Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyah ka thënë në vizitën në territorin palestinez se do të japë 5 milionë dollarë për çdo lirim të pengut nga Gaza. Netanyahu tha se do tu japë edhe atyre që do të ndihmojnë në lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi.
“Atyre që duan të largohen nga kjo bllokadë, u them: Kush na sjell një peng, do të gjejë një rrugëdalje të sigurt për veten dhe familjen e tij. Ne gjithashtu do të japim 5 milionë dollarë për çdo peng”, tha Netanyahu.
Ai gjithashtu tha se Izraeli nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të gjetur 101 pengjet e mbetura edhe pse një e treta e këtij numri mendohet se kanë vdekur.