Premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në SHBA, Prokuroria dërgon në gjyq 20-vjeçarin

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq Ermes Hoxhallin, pasi premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA. Ai mashtronte zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve.

Hoxhalli rezultoi se krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe ka përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Ai gjithashtu pretendoi se kishte udhëhequr projektin “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara. Ermes Hixhalli i kishte aktivizuar 19 nxënësit dhe një mësues të shkollës së mesme “Ali Demi” në Vlorë në këto projekte dhe i ka mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.

Prokuroria ka sekuestruar çertifikatat, virmat, vulat, logot, fotot dhe videot që u gjetën në laptopin dhe telefonin e Ermes Hoxhallit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *