Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Mixhel Tarran në ditën ndërkombëtare të fëmijëve teksa ishte në Elbasan komentoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Tarran u shpreh se siguria është problem i të gjithëve dhe nis që nga familja, shkolla dhe më pas shoqëria.
“Problemi i armëve nuk është vetëm në Shqipëri, por është më e ashpër situata në Shqipëri. Ngjarja e një dite më parë na ka tronditur të gjithëve.Aktualiteti po na tregon që duhet të merremi të gjithë me këtë problem. Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat.”, tha ambasadori.