SHBA lejon Ukrainën për rrezet e gjata, Erdogan: Do ta ndezë konfliktin edhe më shumë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë.

Erdogan ka thënë se kështu do të ndezë konfliktin edhe më shumë.

“Hapi i Bidenit do të interpretohej si lëvizje për ta ndezur luftën dhe për t’u siguruar që ajo nuk mbaron kurrë, por vetëm përhapet. Ky hap, jo vetëm që do ta përshkallëzojë konfliktin, por do të nxisë përgjigje ma të fuqishme nga Rusia”, tha Erdogani.

Ai u ka bërë thirrje Moskës dhe Kievit që të vetëpërmbahen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *