Marshimi pas vrasjes së 14-vjeçarit: Martin Cani, një fëmijë më pak, një dështim më shumë

Prindër dhe qytetarë kanë dalë sot në marshim pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar.

Ata kanë dal me disa pankarta dhe kërkojnë siguri për fëmijët e tyre në shkollë dhe ndihen të shqetësuar.

“Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”, janë disa nga pankartat e qytetarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *