Mark Rutte takohet me Trumpin në Florida

Shefi i NATO-s Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunën.

Takimi është zhvilluar të premten në Palm Beach, ka thënë kjo zyrtare përmes një deklarate.

“Ajo çfarë shohim secilën herë e më shumë është se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës”, ka thënë së fundmi Rutte në një takim të liderëve evropianë në Budapest.

“Në të njëjtën kohë, Rusia duhet të paguajë për këtë, dhe një prej mënyrave është përmes dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut”, ka thënë Rutte, duke shprehur shqetësimin se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin evropian”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *