Policia italiane ka arrestuar dy shqiptare të moshës 37 dhe 30 vjeç. Ata rezultojnë të dënuar më parë për posedim me qëllim shpërndarje droge. Policët e skuadrës milaneze identifikuan 37-vjeçarin dhe e ndaluan pranë kabinës së pagesës A7 në Assago (MI). Ata i gjetën të fsheur në një kompresor të madh uji një pako kokainë me peshë afërsisht 1 kg, dhe ia sekuestruan.
Gjithashtu gjetën edhe një grup çelësash të një apartamenti në Sorisole (BG)., ku në të kishte afërsisht 40 pako kokainë të vendosura në tavolinën e kuzhinës dhe 25 pako të tjera të fshehura në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes, si dhe një tufë parash, në total prej 6.570 euro, material paketimi droge, një pajisje për vakum, një peshore precize, një peshore, një fletore me llogaritë e veprimtarisë së paligjshme dhe një makinë numërimi parash.
Ndërsa 30-vjeçari u gjet nga policia dhe u arrestau në brendësi të oborrit të godinës.
Në total, droga e sekuestruar arrin në rreth 76 kg, e ndarë në pako me logo të ndryshme. Ndërkohë 37-vjeçari ka përfunduar në paraburgim në Milano dhe 30-vjeçari në Bergamo.