Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga takimin e mbajtur dje me shqiptarët që jetojnë në Londër, si pjesë e turit të tij në diasporë. Salla ishte mbushur plot me mbështetës dhe flamuj shqiptarë, ndërsa atmosfera ishte ngarkuar me emocion dhe entuziazëm.
Në postimin e tij, Rama e cilësoi ditën e djeshme si një “ditë kuqezi” dhe shprehu mirënjohjen për mikpritjen e diasporës shqiptare në Londër.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite kuqezi në Londër, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mbarë,” shkruante Rama në përshkrimin e postimit.