Ministrja Koçiu nis fushatën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave: Dhuna nuk ka justifikim!

Sot, më 25 Nëntor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu, njoftoi fillimin e një fushate 16-ditore në bashkëpunim me OKB-në, me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi dhunën me bazë gjinore.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se “dhuna nuk ka asnjë justifikim”, duke shtuar se kjo fushatë synon të bashkojë institucione dhe qytetarë në luftën për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

‘Dhuna nuk ka asnjë justifikim! Ndaj ne vijojmë luftën kundër saj pa kompromis, duke ndërmarrë nisma konkrete dhe fushata ndërgjegjësuese.

Sot nisim fushatën 16 ditore në bashkëpunim me OKB-në, me slloganin #AsnjëJustifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Ky aksion mbarëbotëror bën bashkë institucione, organizata dhe qytetarë në aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore.

Ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj nisme, sepse secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin!’, thotë Koçiu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *