Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion në Elbasan. Paraprakisht raportohet për disa të arrestuar. Në pranga kanë rënë 2 ish-gjyqtarë të Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.
Aksioni sipas të dhënave paraprake po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale.