Gjyqi për Vangjush Dakon, mungon në seancë, akuzohet për shpërdorim detyre

Seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ka vijuar sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku ai akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

SPAK ka kërkuar dënimin me 2.8 vite burg për Dakon me gjykim të shkurtuar. Ai nuk ka marrë pjesë në seancë, pasi ndodhet në arrest shtëpie, dhe është përfaqësuar nga avokati i tij, Petrit Ismaili, i cili kërkoi pafajësinë e ish-kryebashkiakut ose pezullimin e ekzekutimit të dënimit në rast fajësimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *